Një studim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) zbuloi se aktivitetet sportive mund të japin më shumë lumturi sesa paraja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Studiuesit nga Universiteti Yale i SHBA-së dhe Universiteti i Oksfordit i Britanisë kanë hulumtuar të dhënat e niveleve të të ardhurave, aktiviteteve fizike dhe gjendjen psikologjike të të paktën 1,2 milionë amerikanëve gjatë pesë viteve.
Pjesëmarrësve i është parashtruar pyetja se sa herë në 30 ditët e fundit janë ndier keq.
Në hulumtim, ata që kanë bërë stërvitje sportive të rregullta, 35 ditë gjatë vitit janë ndier depresivë, ndërsa ky numër te personat që nuk kanë bërë aktivitete fizike është rritur në 53 ditë në vit.
Në studim gjithashtu është zbuluar se personat që janë aktivë fizikisht, kanë ndier më mirë veten sesa ata që në vit fitojnë mbi 25.000 dollarë por nuk zhvillojnë aktivitete sportive.
Sipas hulumtuesve, kjo nuk do të thotë se sa më shumë sport që bëhet, do të arrihet më shumë lumturi, duke shtuar se në javë tri ose pesë ditë nga 30 deri në 60 minuta sport është ideale.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “The Lancet”.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...