Era Istrefi ndjehet e lumtur që u kthye në vendlindje

15:43 | 11 Prill 2019
A. B.

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, edhe pak ditë do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

“Nuk e di” titullohet kënga të cilën ajo po e sjell në bashkëpunim me motrën e saj Norën, që do të publikohet më datë 19 prill, shkruan  portali arbresh.info

Ylli kosovar së fundmi ka arritur në Kosovë në vendlindjen e saj ku e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram.

“Gjithmonë ndjenjë e mirë me u kthy në Kosovë”, ka shkruar Era.

Era përndryshe muaj më parë ka publikuar edhe këngën “Selfish” në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike – këngë e cila është publikuar për tregun ndërkombëtar, dhe është pritur mirë nga fansat e saj. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme