Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe homologu i tij italian, Alfonso Bonafede, kanë nënshkruar sot në Romë Marrëveshjen për Transferin e Personave të Dënuar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Tahiri ka theksuar se Marrëveshja e nënshkruar sot e thellon edhe më tej bashkëpunim mes dy vendeve si dhe forcon doktrinën e zbatimit të të drejtave të njeriut në Kosovë, me theks të veçantë të atyre që kanë rënë ndesh me ligjin dhe janë në vuajtje të dënimit.
Gjatë takimit me homologun italian, Tahiri ka shpalosur reformat që janë ndërmarrë në fushën e sektorit të sundimit të ligjit, veçmas kodifikimit të së drejtës penale dhe masave në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, parandalimit të terrorizmit si dhe trafikimit të narkotikëve.
“Republika e Kosovës është duke marrë rolin vendimtar si partner kyç në rajon, në luftën kundër krimit të organizuar trans-nacional, terrorizimit, trafikimit të narkotikëve dhe trafikimit me qenie njerëzore. Angazhimi ynë i vazhdueshëm për të fuqizuar sundimin e ligjit në të gjitha komponentët e tij, po i jep Kosovës vendin e saj meritor si shtet që i shërben përpjekjeve ndërkombëtare në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar trans-nacional”, ka thënë Tahiri.
Tutje thuhet se Tahiri njoftoi homologun italian edhe për politikën e re në fushën e konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale, si dhe kërkoi thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve përmes shkëmbimit të traditës së mirë të shtetit italian në çështjet e konfiskimit të pasurisë së fituar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Marrëveshja për Transferin e Personave të Dënuar ka për qëllim vendosjen e drejtësisë dhe rehabilitimit social i personave të dënuar, duke ekzekutuar sanksionet penale në shtetin e vendbanimit të përhershëm të personit të dënuar.
Me këtë marrëveshje, krijohet baza ligjore për transferimin e shtetasve kosovar që janë në vuajtje të dënimit në Itali, nga institucionet korrektuese atje, në institucione të ngjashme korrektuese në Kosovë, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit dhe anasjelltas.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...