Kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët me anë të së cilës kanë shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për të përmirësuar dhe forcuar procesin zgjedhor.
Në këtë drejtim, kryetarët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord të themelojnë një komision ‘ad hoc’ parlamentar për të përmirësuar dhe përforcuar procesin zgjedhor, duke adresuar rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE që janë lëshuar që nga viti 2013.
Ky komision pritet të themelohet në seancat e ardhshme plenare.
Po ashtu, ata janë marrë vesh që në kuadër të Komisionit ‘ad hoc’ parlamentar të formojnë një grup punues këshillues të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët u zhvillua në prani të Përfaqësueses së Bashkimit Eropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova dhe shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorit Jan Braathu, raporton REL.
Kryetarët e grupeve parlamentare ftuan të dy institucionet për të mbështetur dhe ndihmuar përpjekjet e tyre për të përmirësuar kornizën legjislative zgjedhore./REL/
Rama ndan pamjet nga spitali Memorial i Fierit: Rreth 80 qyt...
Pesë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-...
Kusari-Lila për deklaratën e Hovenier: Mos na barazoni me Se...
Zidane pyetet nëse Bellingham mund ta fitoj Topin e Artë kët...
Kryeministri Kurti u takua me kryeministrin e Vanuatu, Charl...
Tensionet në Liban, mbi 30 mijë njerëz janë zhvendosur në Si...