Google ADS

Arrestohet themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange

11:59 | 11 Prill 2019
L G

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange është arrestuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ka njoftuar policia britanike, transmeton Reporteri.net.

Ai është është duke u mbajtur në paraburgim në një stacion qendror, ku do të mbetet, përpara se të paraqitet para Gjykatës së Westminsterit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno lidhur me arrestimin e Assange shkroi në Twitter: “Në një vend sovran, Ekuadori tërhoqi statusin e azilit nga Julian Assange pas shkeljeve të tij të përsëritura ndaj konventave ndërkombëtare dhe protokolleve të jetës së përditshme”.

Assange, 47 vjeç, kishte qenë duke u strehuar brenda ambasadës për shtatë vjet.

Ndërkohë Sekretari i brendshëm Sajid Javid ka shkruar në Twitter: “Gati 7 vjet pas hyrjes në ambasadën e Ekuadorit, mund të konfirmoj se Julian Assange tani është në paraburgim dhe me të drejtë përballet me drejtësinë në Britani të Madhe. “Unë do të doja të falënderoja Ekuadorin për bashkëpunimin e tij dhe @metpoliceuk për profesionalizmin e tij. Askush nuk është mbi ligjin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme