Fidan Rekaliu: Aferat e punësimet familjare po i shtynë qytetarët të largohen nga Kosova

11:45 | 11 Prill 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Fidan Rekaliu i cili është edhe iniciator i debatit parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë ka thënë është shqetësuese ikja e qytetarëve nga Kosova.

“Është brengosëse ikja e  qytetarëve e sidomos ikja e të rinjve, krahas problemeve dhe sfidave në ët cilat po kalon vendi, ikja e qytetarëve është gjëja më e keqe që po i ndodhë Republikës së Kosovës. Gjatë bashkëbisedimit me të rinj, temë dhe shqetësim ishte ikja e të rinjve nga Kosova drejt shteteve të Evropës për një jetë më të mirë”, ka thënë ai.

Rekaliu ka shtuar se arsye për këto ikje janë është aferat me punësime partiake.

“E arsyet është paperspektiva për një jetë normale ndërsa brenga dhe shqetësimin është niveli i arsimit në vend e deri të pamundësia për të siguruar një vend të punës pasi të jenë mbaruar studimet universitare. Gjendja  e krijuar nga aferat e skandalet të punësimeve familjare e grupore partiake është një faktor shtesë që vret motivin për të qëndruar në Kosovë”, ka shtuar ai.

Deputeti i LDK-së ka thënë gjithashtu se vendin po e lëshojnë edhe profesionistë.

“Është i dhimbshëm fati që vendimin po e braktisin edhe të rinjve të shkolluar të cilëve vendi i tyre nuk ua dha as mundësinë më të vogël për tu dëshmuar, madje nga vendi po largohen edhe mjek dhe inxhinier dhe punëtorë të institucioneve sepse vendi i tyre nuk garantojnë as arsim cilësorë, shëndetësi dhe perspektivë për fëmijët e tyre”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme