Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta në katër nga gjithsej nëntë aksidente komunikacioni në rajonin e SPB Shkup, gjatë ditës së kaluar.
Për vozitje të shpejtë janë sanksionuar 19 shofer, ndërsa po aq janë përjashtuar nga komunikacioni, 16 kanë qenë pa leje për vozitje dhe tre fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 13 makina të paregjistruara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia ka gjobitur edhe shtatë shoferë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit dhe tre për mos dhënie të përparësisë në kalim.
Për përdorimin e celularit janë gjobitur 23 shoferë, ndërsa dhjetë për mos vendosjen e rripit të sigurisë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...