Bashkimi Evropian (BE) ka tubuar në Bruksel liderët e vendeve anëtare në samitin e jashtëzakonshëm për të diskutuar zgjatjen e datës së largimit të Britanisë nga Unioni (Brexit), raporton Anadolu Agency (AA).
27 shtete anëtare të BE-së pritet të marrin një vendim mbi kërkesën e kryeministres britanike Theresa May për të shtyrë nenin 50 deri më 30 qershor.
Më 29 mars të vitit 2017, Britania aktivizoi nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, sipas të cilit rregullohet procesi i largimit nga Unioni, duke inicuar procesin dyvjeçar të negociatave të Brexit-it, pas referendumit të mbajtur në qershor të vitit 2016.
Çdo shtyrje e Nenit 50 duhet të miratohet nga të gjithë 27 anëtarët e tjerë të BE-së.
“Ajo që është e rëndësishme është se çdo shtyrje na mundëson të largohemi në atë pikë në të cilën ne ratifikojmë marrëveshjen e largimit”, tha May pas arritjes në Bruksel.
Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se favorizon shtyrjen për disa muaj nëse ka shumicë që e mbështet një gjë të tillë.
Duke folur para gazetarëve, Merkel tha se Brexit duhet të bëhet “në mënyrë të rregullt”, pa dëmtuar unitetin e BE-së dhe interesat e shteteve anëtare.
Ndërkaq, presidenti francez Emmanuel Macron, edhe pse ka respektuar vendimin e popullit britanik për t’u larguar nga BE-ja, shfaqi shenja të pakënaqësisë në vlerësimin e tij të procesit Brexit.
“Asgjë nuk duhet të komprometojë projektin evropian,” tha Macron para gazetarëve, duke shtuar se “asgjë nuk është vendosur”.
Kryeministri irlandez Leo Varadkar ka sugjeruar se Britania do të jetë në gjendje të ketë të drejtë fjale në marrëveshjet tregtare nëse formon një bashkim doganor me BE-në.
Liderët lituanezë dhe suedezë gjithashtu kanë rënë dakord me rekomandimin e presidentit të Këshillit të BE-së Donald Tusk për të shtyrë Brexit-in.
“Duke pasur parasysh rreziqet që dalin nga një Brexit pa marrëveshje për njerëzit dhe bizneset në të dy anët e Kanalit të La Manshit, besoj se do të vazhdojmë të bëjmë çmos për të shmangur këtë skenar. Prandaj, propozoj që ta marrim në konsideratë kërkesën e kryeministres Maj për një shtyrje në takimin tonë”, tha dje Tusk në një letër drejtuar vendeve anëtare.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...