Google ADS

Forcat e Haftarit njoftojnë kapjen e një kampi ushtarak në Tripoli

21:47 | 10 Prill 2019
Arbresh.info

Forcat e udhëhequra nga komandanti Khalifa Haftar në Libi pohuan të kenë marrë nga qeveria e mbështetur nga OKB kampin ushtarak Yarmuk në jug të kryeqytetit Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të shkurtër, forcat e udhëhequra nga Haftar thanë se kanë vendosur kontroll mbi kampin Yarmuk, duke shtuar se janë duke përparuar drejt qendrës së Tripolit.

Forcat Haftarit që nga fundi i javës së kaluar kanë kryer një sulm ushtarak për marrjen e kontrollit mbi kryeqytetin nga qeveria e mbështetur nga OKB.

Kampi ushtarak Yarmuk ndodhet në zonën Ain Zara, e cila ka qenë skenë e përplasjeve mes forcave të Haftarit dhe forcave qeveritare.

Qeveria e mbështetur nga OKB nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë rreth pohimeve të forcave të Haftarit.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme