Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov do të marrë pjesë nesër dhe pasnesër (e enjte dhe e premte, 11 dhe 12 prill 2019) në takimin përgatitor të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, që mbahet në Varshavë.
“Takimi është planifikuar si parapërgatitje për Samitit e gjashtë të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet këtë vit më 5 korrik në Pozdan dhe qëllimi është të kthimi i vendeve pjesëmarrëse në Proces drejt asaj që është arritur në vitin e kaluar, duke identifikuar arritjet, sfidat dhe mundësi për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Brenda tre sesioneve të parashikuara, ministrat e jashtëm do të kenë mundësinë të ndajnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre në lidhje me thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, duke zgjeruar fushat e bashkëpunimit të të rinjve në rajon me theks në Zyrën Rajonale për të rinjtë (RYCO), si dhe pritjet në lidhje me përfitimet nga Samiti i Pozdanit.
Pas përfundimit të takimit, do të mbahet edhe Konferenca e Tretë Ministrore e Fondit të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...