Dje, në serinë e radhës së “Hostel by Anabel”, në rubrikën “Me provë”, Megi dhe Dea për të zgjidhur një sherr të stisur, u sqaruan si gocat në ring në një ndeshje boksi. Siç thanë edhe vajzat në përfundim të rubrikës, boksi është një ndër sportet më të mira për të mbajtur trupin në formë.
Ai ndihmon në qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në zonën e mesit, vitheve dhe këmbëve dhe vë në lëvizje gjithë muskujt e trupit. Nisur nga fakti që ndërtohet mbi bazën e disa lëvizjeve të koordinuara me rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen, ky sport ka efekte pozitive për trupin, lëkurën dhe mendjen.
Përpos tonifikimit, boksi rrit humorin e mirë dhe vetëbesimin dhe njëkohësisht pakëson stresin dhe ankthin. shtrimet e boksit janë disa prej ushtrimeve që praktikohen vazhdimisht nga yjet e Victoria’s Secret, të cilat i kombinojnë me ushtrime si pilates, ecje e shpejtë, yoga etj, transmeton lexo.
Në vitin 2015, pas sfilatës së Victoria’s Secret, Gigi Hadid mori kritika pasi sipas njerëzve ishte “shumë e mbushur për të qenë modele”. Një vit më vonë, ajo u shfaq në super formë dhe arsyeja lidhej me boksin. “E dua trupin tim prej atleteje kur isha 17 vjeç dhe e dua trupin tim tani.
Po, kam humbur ca “shëndet fëmijërie”, por në të vërtetë, është thjesht muskulatura që kisha krijuar nga basketbolli që është kthyer në muskuj më të ngjeshur nga boksi, dhe stresi i punës që ndikon, por nuk e kam pasur ndonjëherë për qëllim ta ndryshoj fizikun tim”, iu përgjigj ajo një komentueseje në dhjetor të 2016-s.
Në janar të 2 viteve më parë, supermodelja Taylor Hill u shreh se regjimi i tyre i sportit është shumë intensiv, aq më shumë përpara sfilatës. Boks, vegla, balet; stërvitja e tyre kërkon shumë energji dhe shumë forcë.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...