Klodiana Shala: Vetëm po të gjeja një burrë me lekë do shpërngulesha në Amerikë

21:05 | 10 Prill 2019
Trina Galanxhi

Atletja e njohur, Klodiana Shala, ishte e ftuara e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

Në një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, Klodiana shprehu hapur pakënaqësitë dhe disavantazhet e të qenit sportiste në Shqipëri.

Ajo tregoi se ka patur shumë oferta për t’u larguar, por ndjenja patriotike ka bërë që të qëndroj ende këtu.

Sa i përket shpërnguljes në Amerikë, atje ku jeton familja e saj, Klodiana tregoi se do të shkonte vetëm nëse do të gjente dikë që do i mundësonte jetesën, pa qenë nevoja të punonte ajo vetë./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme