Qindra Honduras janë mbledhur në qytetin e San Pedro Sula nga ku presin të nisin një udhëtim prej 4,000 kilometrave për në SHBA.
Pothuajse njëmijë njerëz, thotë policia janë mbledhur në terminalin e autobusit pas lajmeve për një karavan të ri emigrantësh, transmeton portali arbresh.info.
Migrantët udhëtojnë në grupe të mëdha për siguri për të mos u grabitur, rrëmbyer ose vrarë nga bandat meksikane gjatë rrugës.
Mijëra emigrantë që dolën në veri me karvanët e mëparshëm mbetën të bllokuar në kufirin Meksiko-SHBA.
Migrantët në kufi, të cilët janë kryesisht nga Amerika Qendrore, janë në pritje të seancave për azil në SHBA.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërcënuar kundër rritjes së numrit të emigrantëve që vijnë në SHBA nëpërmjet Meksikës dhe i bëri thirrje këtij të fundit që të ndalojë karvanët./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...