Ish-presidenti katalanas Carles Puigdemont njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) muajin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë shtypi në Belgjikë, ku u arratis pas referendumit në Katalonjë, Puigdemont tha se do të jetë kandidat i partisë Junts per Catalunya.
Puigdemont gjithashtu njoftoi listën e kandidatëve për partinë.
Ish-ministrat rajonalë Clara Ponsati dhe Toni Comin gjithashtu morën pjesë në konferencën për shtyp.
Spanja shpërbeu parlamentin katalanas pasi qeveria e Katalonjës mbajti një referendum të paligjshëm për pavarësi në tetor të vitit 2017.
Menjëherë pas kësaj, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy zbatoi nenin 155 të Kushtetutës, i cili lejon Madridin të ndërhyjë në punët e brendshme të rajoneve autonome të vendit.
Puigdemont më pas u arratis nga Spanja në Belgjikë, dhe u mbajt i arrestuar në Gjermani për 12 ditë nën një urdhër arresti të BE-së.
Ai u kthye në Bruksel pas lirimit të tij, ku vazhdoi të jetojë në azil.
Gjashtë ish-politikanë katalanas gjithashtu u larguan nga Spanja, ndërsa 12 u përballën me gjykim në Madrid, i cili vazhdon nga 12 shkurti.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...