Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi tha se janë në procesin e unifikimit të partive politike shqiptare, ndërsa ish kryetarin e Komunës së Preshevës e quan budalla.
“Kemi një skemë politike më të konsoliduar se që kemi qenë më herët. Kur kam ardhur në vitin 2016 kam gjetur Preshevën në një katastrofë. Kishte papunësi të lartë, migracionin e forcuar, një shoqëri të margjinalizuar në baza lokaliste. Kemi gjetur një atmosferë politike agresive, pasi kryetari i mëhershëm ka qenë një nacionalist i theksuar e jo një patriot. Në shumicën e rasteve nacionalistët janë pak budallenj”, tha Shqiprim Arifi për Dukagjinin.
Arifi tha se të dy qeveritë si ajo e Kosovës ashtu edhe ajo e Shqipërisë nuk kanë bërë sa duhet për Luginën.
Arifi mohoi të jetë manipuluar nga Presidenti Thaçi ndërsa shtoi se është e drejtë e Luginës që të bashkohet me Republikën e Kosovës.
“Hashim Thaçi nuk mundet mua të më manipulojë. E kam thënë në Bruksel, Berlin dhe Beograd se kërkesa e Preshevës për bashkim me Kosovën është legjitime”, tha Shqiprim Arifi.
Arifi tha qe i qëndron prapa mendimit të tij që është kundër bashkimi të pjesshëm të Luginës e po ashtu idesë për këmbim të territorit. Ndërsa lidhur me taksën ai tha se taksa po vazhdon të dëmtojë prodhuesit e Preshevës.
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...