Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër lidhur me grabitjen e bujshme në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, ku persona të armatosura morën miliona Euro të bankave në momentin kur po ngarkoheshin në aeroplan.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka fajësuar koncesionarin kinez të sigurisë që dështoi të përmbushë standardet.
Kreu i qeverisë shqiptare bën me dije se nuk do të pranohet asnjë justifikim i koncesionarit dhe shteti do të marrë përsipër kontrollin e sigurisë të të gjithë perimetrit të aeroportit në Rinas.“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”, tha Kryeministri Edi Rama./tvklan.al
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...