Google ADS

Avokati Gashi: Shkarkimit të Ivan Teodosijeviq do të duhej t’i paraprinte arrestimi i tij

17:54 | 10 Prill 2019
Arbresh.info

Avokati Tomë Gashi ka folur rreth shkarkimit të ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq.
Ai është shprehur se shkarkimit të tij do të duhej t’i paraprinte arrestimi i tij.

“Prokurori i shtetit do të duhej ta arrestonte ish-ministrin serb për nxitje të urrejtjes nacionale”, ka shkruar Gashi.

Ky është postimi i tij i plotë:

SHKARKIMIT TĒ MINISTRIT TE PUSHTETIT LOKAL IVAN TEODOSIJEVIQ DO TE DUHEJ TI PARAPRINTE ARRESTIMI I TIJ.!

Atë që të gjithë bota e dinë, se forcat okupuese serbe ne Reçak vranë mbi 50 civil shqiptarë të paarmatosur, dhe kjo u quaj krim kundër njervzimit nga ambasadori amerikan William Wolker, e që kjo masakvr e shqiptarëve i parapriu bombardimit të NATO-së kundër Serbis, nuk e din qëllimisht Ministri serb i Kosovës Ivan Teodosojeviq.

Për këtë ekziston edhe aktgjykimi për shpalljen fajtor të policit serb Zoran Stanojevic. Prokurori i Shtetit do të duhej që arrestonte ish Ministrin serb për nxitje të urrejtjës nacionale.

Unë i kamë përfaqësuar viktimat e Reçakut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme