Ditën e sotme, në Tiranë u mblodh Komisioni Kombëtar i Integrimit.
Europarlamentari Knut Fleckenstein, i pranishëm në komision tha se ndihej i lumtur që zv.sekretari amerikan i shtetit ndan të njëjtën linjë me BE-në.
“Jam shumë i lumtur që zv.ndihmës sekretari i shtetit amerikan ka të njëjtin mendim, sikurse ne kemi me Bashkimin Europian.”
Ndër të tjera, Felctenstein vlerësoi edhe punën e Këshillit të Sigurisë ndërsa theksoi se BE ka nevojë për sinjale pozitive.
“Kemi nevojë për sinjale pozitive. Duhet të jetë e qartë që ka mënyra të ndryshme. Për këtë arsye jam shumë i kënaqur që Këshilli i Sigurisë po vazhdon punën e tyre, sepse kemi nevojë për sinjale pozitive. Por ajo çfarë jemi dakord si Parlament Europian dyert tona janë të hapura si për parlamentin si për PD. Ju e dini më mirë si të gjeni një zgjidhje më të mirë si të zgjidhim këto gjëra. Ne më të vërtetë ju mbështesin që të ecim përpara sa më shpejt.”-u shpreh ai./shekulli
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...