Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar sot se partia që udhëheqë është gati dhe do të kandidojë me kandidatët e saj për kryetarë në katër komunat e veriut të Kosovës. Veseli ka konfirmuar kandidaturat e PDK-së pas takimit që sot ka pasur në zyrën e tij të partisë me krerët e degëve të PDK-së në Mitrovicën e Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.
“Unë e di se keni sfida në pjesën veriore, tani janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat janë shpallur në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ju jeni degët e PDK-së në veri dhe ne do të marrim pjesë në zgjedhje. Jemi partia kryesore me përkrahjen më ta madhe që kemi pasur që nga viti 2017 në të gjitha komunat e veriut”.
“Në pjesën veriore të Mitrovicës, Gonxhja ka qenë kandidate, do të vazhdojmë edhe tani me besimin e madh që të kemi besimin e qytetarëve qysh e kemi pasur në vitin 2017 dhe ta fitojmë komunë e Mitrovicën veriore. PDK-ja merr pjesë në katër komunat e pjesës veriore, në Mitrovicën veriore me kandidate për kryetar, edhe në Zveçan edhe në Zubin Potok për aq sa edhe në Leposaviq”, tha kreu i PDK-së Kadri Veseli.Ai ka ftuar krerët e degëve të PDK-së në këto komuna që të bëjnë fushatë të denjë, fushatë dinjitoze t’i ofrojnë qytetarët.
“Ne e dimë se ata kanë shumë vështëri, ballafaqohen me sfida të cilat nuk janë të lehta, por institucionet e Kosovës dhe PDK-ja do të jetë afër tyre në çdo moment. Nuk do të ndalemi derisa çdo qytetarë i pjesë veriore të rikthehen në shtëpitë e tyre. Do të rindërtohen shtëpitë e djegura të gjitha për aq sa dhe do të kthen njerëzit në banesat e veta”.
“Fitimi i pushtetit lokal në komunat veriore nga PDK-ja do të thotë një shtysë ma shumë që ta ndërtojmë një besim edhe më të madh, të ju tregtojmë edhe bashkëqytetarëve tanë serbë në pjesën veriore se Kosova është e jona e përbashkët, se qeverisja është e përbashkët se do të trajtohen të gjithë në mënyrë të barabartë dhe nuk do të ketë dallime në baza ndëretnike. Bëhuni gati dhe dilni fitimtar”, tha Veseli.
Lideri i PDK-së ka folur edhe për qëndrimet dhe deklaratat e presidentit serb lidhur me komunat e veriut të Kosovës.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovan. Presim fqinjësi të mirë me Serbinë ndërsa Aleksander Vuçiq duhet të mendojë për zgjedhjet e veta vetëm në Serbi, kjo është Kosovë. Qytetarët serb të pjesë veriore janë qytetarë të Kosovës të cilët përgjegjësinë më të madhe e kemi ne si institucione të Kosovës dhe si lidership shqiptar”, tha Veseli./eo
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...