Nisma Socialdemokrate është kritikuar së fundmi mjaft ashpër për punësimet politike por edhe familjare nëpër institucionet publike.
Së fundmi bujë bënë punësimet në PTK, mirëpo një gjë e tillë kishte marrë dhenë edhe kur kjo parti kishte mbushur ministritë që udhëheqë me militantë partiakë, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, përveç që i rehatoi si militant dhe familjarë, Nisma Socialdemokrate po ua sheh hajrin të punësuarve edhe për një gjë tjetër. Ata, në një formë, “detyrohen” që nga rrogat e tyre të ndajnë një pjesë për partinë që i futi në punë.
Një dokument i siguruar nga Reporteri.net tregon një komunikim në mes të partisë dhe zyrtarë ministrorë, ku kërkohej që paratë të derdhen në llogarinë e partisë në formë donacioni, tre numrat e fundit të të cilës Reporteri.net i fsheh për arsye profesionale.
Dokumenti ku tregohet korrespodenca e e-mailit i drejtohet ministrit Shyqiri Bytyqi, dhe u kërkohej në mënyrë të hapur këshilltarëve që të bëjnë marrëveshje individuale me bankën që “donacioni” që realizohet automatikisht.
“Të nderuar, luten që këtë email të ia përcjellni Ministrit. Llogaria rrjedhëse e Partisë është: NLB 170 800 16000 54***, luten që secili prej Këshilltarëve tuaj Politik të bëjnë marrëveshje individuale me Banken në të cilën ju del paga mujore qe transferi të kryhet në mënyrë elektronike. Ky transfer duhët të kryhet në formë Donacioni”, thuhet në e-mail.
Reporteri.net ka mësuar se një të tillë “marrëveshje” me Nisman janë shtyrë ta bëjnë zyrtarët e tjerë, të cilët janë punësuar me ndikimin e kësaj partie.
E kjo e fundit, ka heshtur rreth kësaj teme. Ani pse Reporteri.net ka pritur një javë për të marrë përgjigjen e partisë, kjo gjë nuk ka ndodhur. Madje, përgjigje nuk ka kthyer as Vjollca Xhota, e-mail me të cilën edhe u është kërkuar dhurimi i donacionit.
Sidoqoftë, Nisma e Limajt shquhet për punësim të militantëve, madje në zgjedhjet e fundit ishte dhënë premtimi se nga çdo familje do të punësoht nga një person, ani pse krerët e Nismas kanë punësuar nga disa të tillë, siç është rasti i Jakup Krasniqit.
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...
Protesta e opozitës në Tiranë, lirohen 21 protestues
Antonio Costa, më 1 dhjetor zyrtarisht President i KE