Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka mbajtur ngjarjen vjetore “Activate Talks” që mbledh më shumë se 400 të rinj nga e gjithë Kosova. Ky është edicioni i Katërt që po mbahet.
Në këtë ngjarje ka marr pjesë Kujtim Gashi, ministër i MKRS-së dhe Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Murat Shahin, shefi i zyrës së BE-së.
Gjithashtu morën pjesë edhe ekspertë, përfaqësues të institucioneve dhe inovatorë të rinj, për të diskutuar dhe treguar përvojat e tyre në ndryshimin e shoqërisë për të mirë.
Vajza që mori pjesë me aftësi të kufizuara, Festina Veselaj, që ishte pjesë e këtij aktiviteti dhe shprehi përvojat e saj që pati në aktivitetin “Activate Talks”.
“Kam vërejtur që në fillim kisha dallime në mes vëllait dhe motrës deri sa filloj shkolla, e në shkollë filluan edhe ato shqimet me “keqardhje ndaj meje”, e pastaj nisi socializmi ime me to”, u shpreh Festina.
Në fund ajo tha se, do të luftoj shumë edhe pse nga gjendja ime, do të bëhem pjesë dhe iniciatore për të mirë.
Ndërkaq, Murat Shahin, shefi i zyrës së BE-së, tha në këtë event se këtë vit po e festojmë 13 vjetorin e krijimit te themelimit te kësaj ngjarje.
“Ne sot po festojmë 13 vjetorin e kësaj ngjarje, dhe është edicioni i katërt këtë vit. Dhe gjithashtu po festojmë edhe 5 vjetorin e “App-Shift’it”. Të rinjtë mund t’a studiojnë zhvillimin Ekonomik, nëse përfitojnë nga arsimimi i hershëm, ku fëmijët sidomos ata në çerdhe edhe adoleshentët, mund të qasen në rrugën e tyre”, u shpreh Shahin, zyrtari i BE-së.
Ai shtoi se vitin e kaluar ka arritur deri në 7 mijë të rinj, që ka mbledhur ky aktivitete./Arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...