Drejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut Gjoko Tanasoski, përmes një tenderi të mëhershëm ka blerë 12 makina të reja në vlerë prej 294.024 euro, ose 18.082.532 denarë.
Bëhet fjalë për modelin më të ri të makinës “Skoda Octavia” të prodhuara këtë vit. Në tenderin për blerjen e makinave janë dorëzuar 2 oferta, prej të cilave është zgjedhur ajo e firmës “Deluks-Auto DOOEL” – Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në çmimin e përgjithshëm të blerjeve të makinave, janë përfshirë edhe harxhimet për dogana, akcizat, harxhimet për homologim, si dhe serviset e rregullta në afatin e garantuar.
Drejtoria e Doganave nga fillimi i këtij viti deri tani, përveç harxhimeve për blerjen e makinave, ka harxhuar edhe 834.284 euro tjera, ose gjithsej për katër muaj ka harxhuar 1.159.484 denarë, para të qytetarëve.
Përkrah makinave, Drejtoria e Doganave ka blerë edhe ushqim për qentë, mjete për mbrojtje nga ektoparazitët dhe endoparazitët, mjete për kujdesen e qenve, shërbime të veterinarisë, si dhe shumë pajisje tjera për nevojat e këtij institucioni./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...