Një raport i publikuar të premten zbulon që 114.035 sulme kibernetike janë drejtuar kundër organizatave qeveritare të Koresë Jugore ndërmjet viteve 2011-2015.
Raporti, i bazuar në Agjencinë NCIA të Koresë Jugore, është lëshuar nga Im Su- Kyung, një anëtar i Asamblesë Kombëtare të Administratës Publike dhe Komitetit të Sigurisë, shkruan arbresh.info.
Numri i madh i përpjekjeve për hakim përfshin 8.663 sulme në Ministrinë e Punëve të Jashtme, 5.735 sulme në Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë, shkruan arbresh.info, 5224 sulme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit dhe Çështjeve të Brendshme, 3093 sulme kundër Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies dhe 2988 sulme kundër Agjencisë Kombëtare të Policisë.
“Në rast se informacionet sekrete lëshohen, pasojat mund të jenë të mëdha derisa mbi 100.000 raste të haking-ut kundër qeverisë kanë ndodhur”, tha Su-kyung, transmeton arbresh.info. “Ne duhet të bëjmë më shumë për të ndalur rritjen e shifrave të sulmeve kibernetike”.
Problemi më i madh i sulmeve kibernetike është gjetja e burimeve se nga sulmi është duke ardhur. Të dhënat e dërguara tregojnë për çdo përmbajtje dhe destinacion, por ato mund të ndryshohen nga sulmuesit duke përdorur server të ndryshëm që duken sikur janë duke ardhur nga një vend tjetër.
58.6% e sulmeve kibernetike të ndodhura vijnë nga Korja Jugore, 15.9% nga Kina, 7.1% nga Shtetet e Bashkuara, 1.9% nga Tajvani dhe 1.3% nga Rusia. Ndërkohë, qeveria nuk ka zbuluar për dëmet që janë shkaktuar nga ky numër i madh i sulmeve kiberntike./arbresh.info
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion