Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka folur rreth takimit të sotëm që zyrtarët e partisë së tij do ta kenë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ku do të diskutojnë nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri ose jo.
Simiç ka thënë se sot do të vendosin për hapat e ardhshëm, sa i përket zgjedhjeve në katër komunat në veri.
Ai thotë se këtë vendim do ta marrin të pandikuar nga emocionet dhe me “koka të ftohura”, shkruan Tanjug.
Simiç ka thënë se Lista Serbe ka përfunduar konsultimet, dhe tashmë idetë e tyre do t’i prezantojnë te presidenti i Serbisë, dhe së bashku do të gjejnë përgjigjën adekuate për situatën e re të krijuar./Express/.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...