Christopher Nkunku është i gatshëm për të kërkuar largimin nga Paris Saint Germaini.
Mesfushorit i dështoi transferimi te Arsenali në ditën e fundit të merkatos së muajit janar të transferimeve dhe vazhdon të mbetet në radarin e “Topçinjve”, transmeton portali arbresh.info.
Le Parisien thotë se Nkunku dëshiron të largohet nga PSG këtë verë për shkak se ndihet si një i hedhur poshtë nga trajneri Thomas Tuchel. 21-vjeçari beson se Tuchel ka thyer premtimet rreth minutave të tij në fushë.
Derisa ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me PSG-në, Nkunku tani është i vendosur për largim.
Në fakt, agjenti i tij ka informuar tashmë drejtorin e PSG-së, Antero Henrique, se nuk mendon të fillojë bisedimet për kontratë të re./arbresh.info/
Interesim i lartë për Fest 2, rezervohen biletat për natën f...
Ilir Meta mbetet në burg, flet avokati i tij pas këtij vendi...
Misioni amerikan në OKB shkruan për takimin e Ambasadorit Wo...
Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda/ Si ta ndaloni atë
Arbenita i reagon ashpër Feros: Unë jam ende me trauma dhe e...
Fero: Për Vullnetin ka paragjykime, por brenda në shpirt ësh...