Niset treni për Bllacë në kujtim të gjenocidit Serb

12:25 | 10 Prill 2019
L G

Treni që para 20 viteve ka bartur  banoret e Kosovës për në vendet e rajonit dhe ka larguar qytetar nga vendet e tyre, sot ka marrë përsëri rrugën, mirëpo më një qellim tjetër, raporton arbresh.info.

Qytetarë nga e tërë Kosova janë bashkuar sot në këtë tren dhe kanë marrë rrugën për në Bllacë, aty kur në vitet 99 u bë gjenocidi ndaj shqiptarëve nga Serbia.

Qytetarët të cilët kanë marrë këtë rrugë e kanë ende të freskët përudhen më të vështirë të tyre.

Për ta sot po kthehet në kujtesë çasti kur vagonët e stërmbushur po largoheshin në drejtim të Maqedonisë më popullin e pafajshme.

Ndryshe për nderë të 20 vjetorit të gjenocidit në Bllacë sot do të vendoset edhe gurthemeli i muzeut në të cilin do të kujtohet gjenocidi Serbë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme