Në vitin 2000 paga mesatare bruto në Shqipëri në raport me fuqinë blerëse ishte sa 13 % e nivelit të pagave në Gjermani, ndërsa në vitin 2018 ato arritën në rreth 30 % nivelit të pagave të Gjermanisë.
Sipas institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në raportin e parashikimit 2019, Shqipëria bashkë me Moldavinë dhe Ukrainën u renditën në vendet me nivelin me të ulët të pagave ndër vendet në tranzicion në raport me Gjermaninë, raporton Monitor.
Sa i përket pagave bruto në raport me Paritetet e Fuqisë Blerëse (PPP) vetëm Sllovenia e tejkaloi pragun prej 70% të nivelit Gjerman.
Ecuria historike e nivelit të pagave ka treguar se jo gjithmonë rritja e PBB-së në vendet në tranziicion është përkthyer në paga më të larta.
Nga ana tjetër niveli i pagave në Republikën Çeke, Poloni, Rumani, Kroaci, Estoni dhe Hungari arriti në vitin 2018 sa 60 % e nivelit të pagave të Gjermanisë.
Por shumica e vendeve në vendet në zhvillim regjistrojnë paga 40% deri në 50% të nivelit gjerman. Ndërsa Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia shënojnë nivelet më të ulëta 20-30 % e pagave të nivelit gjerman.
Konvergjenca e të ardhurave është një proces i ngadaltë midis ekonomive të CESEE.
Vetëm dy vendete perëndimore të Rajonit, Republika Çeke dhe Sllovenia rritën nivel të ardhurash për frymë sa 70% e Gjermanisë.
Ndërsa Shqipëria bashke me Moldavinë dhe Ukrainën futën në vendet që i kanë të ardhurat për frymë sa 10- 30% e Gjermanisë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...