Google ADS

Oda e Afarizmit: Riinegocimi i CEFTA-së do të shmangte problemet me ndërkombëtarët

11:53 | 10 Prill 2019
Arbresh.info

Impakti i taksës 100 % me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinen dhe klima e të bërit biznes ishin ndër çështjet kryesore të diskutimit në takimin e përfaqësuesve të OAK-së me Liburn Aliu, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Aliu përgëzoi Oda e Afarizmit të Kosovës për punën e bërë deri më tani dhe shtoi që kërkon të informohet për qëndrimin e OAK-së lidhur me ndikimin e taksës 100% në bizneset dhe ekonominë e vendit.

Kryetari i bordit Skender M Krasniqi tha që OAK është pro taksës, mirëpo tash e sa vite ka dhënë një alternativë e cila do të evitonte taksën dhe do bënte që Kosova të mos ketë probleme me ndërkombëtarët. Ri-negociimi i marrëveshjes së CEFTA-së dhe hyrja e Kosovës në CEFTA si shtet konsiderohet i domosdoshëm, sepse pjesë e saj jemi si UNMIK gjë e cila shkel Kushtetutën e Kosovës, shtoi Krasniqi.

Nënkryetari Arsim Selmonmusaj theksoi që ri-negociimi i CEFTA-së do t’i vendoste vendet e rajonit para dy alternativave: të na pranojnë si Republikë e Kosovës ose në të kundërt do t’i vendosin vetes barriera me ne, situatë e cila do të krijonte pikë pozitive për Kosovën tek ndërkombëtarët.

Sekretari i bordit Diamant Elshani shtoi që momentalisht komunikimi ndërmjet institucioneve dhe bizneseve është në minimum dhe se ligjet ekzistuese po i largojnë invesitorët e huaj pasiqë shpeshherë janë edhe në kundërshtim me njëri-tjetrin.

Anëtari i bordit Hasan Gigollaj u fokusua tek oferta e varfër që Kosova ka për investitorët e huaj, e cila bënë që ata të mos ndalen në Kosovë por të kalojnë në shtetet e rajonit.

Aliu shtoi që këtë takim e konsideroi frytdhënës në mënyrë që të merrë imputet drejtpërdrejtë nga bizneset dhe të loboj në shtyerjen përpara të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme