Cristiano Ronaldo dhe Danieke Rugani do të jetë titullar në ndeshjen e Juventusit kundër Ajaxit sonte (e mërkurë) në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve.
Ronaldo është rikuperuar nga lëndimi në kofshë duke iu bashkuar Federico Bernardeschit dhe Mario Mandzukicit në sulm, transmeton portali arbresh.info.
Rikthimi i Ronaldos ka qenë një lajm pozitiv por “Zonja e Vjetër” e ka humbur mbrojtësin Giorgio Chiellini, i cili do të zëvendësohet nga Rugani.
Është përfolur se Juventuso të shfrytëzojë formacionin 3-4-3 në ndeshjen në udhëtim në Amsterdam, por Max Allegri megjithatë pritet të shkojë me 4-3-3.
Nëse fitorja e tyre 3 me 0 ndaj Atleticos në xhiron e fundit ishte impresive, Ajaxi padyshim se e lë pas këtë me demolimin 4 me 1 që i shkaktuan “Los Blancos”.
Lideri në Eredivisie ka të gjitha armët në dispozicion, përfshirë Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong dhe sulmuesin Dusan Tadic./arbresh.info/
Formacioni i mundshëm i Ajaxit: Onana; Tagliafico, Blind, De Ligt, Veltman; Van de Beek, Schone, De Jong; Neres, Tadic, Ziyech
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?