Google ADS

Publikohen foto të Ritës rrugëve të Ferizajt

08:46 | 10 Prill 2019
A. B.

Këngëtarja e famshme Rita Ora, është duke qëndruar këto ditë në Kosovë për mision bamirësie.

Ajo bashkë me familjen e saj gjatë ditës së martë kanë shijuar një pasdite të këndshme së bashku, shkruan shkruan portali arbresh.info

Këngëtarja shqiptare ka ardhur në kuadër të një misioni bamirës në bashkëpunim me UNICEF. Bazuar në disa informacione Rita në Kosovë do të qëndrojë për tri ditë.

Nëna e këngëtares gjatë ditës së drejshme e ka publikuar një foto së bashku me vajzën e saj të cilën edhe e ka përgëzuar për punën, ndërsa më pas solli edhe një tjetër imazh të Ritës rrugëve të Ferizajt në një ditë me shi.

Rita ka për të vizituar disa familje skamnore, pjesë e së cilave, fëmijë dhe persona të dhunuar.

Ndryshe, Rita do të qëndrojë në Kosovës deri më 11 prill. / arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme