Rëndësia e marrjes së acidit folik ose vitaminës B9 tani është e njohur për çdo grua shtatzënë, por përbërja kimike që parandalon dëmtimin e nervave, trurit ose palcës kurrizore të porsalindurve është e rëndësishme për të rriturit.
Acidi folik, emri nën të cilin gjendet vitamina B9, është e rëndësishme për trupin për rritjen dhe funksionimin e duhur të qelizave, si dhe për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Nëse ne nuk i japim trupit acid të mjaftueshëm folik, qelizat tona nuk mund të prodhojnë një ADN të re, ato nuk mund të ndahen dhe shumëfishohen, thonë mjekët.
Vitamina B9 është shumë e rëndësishme për gratë shtatzëna, sidomos gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, kur qelizat ndahen me shpejtësi. Megjithatë, acidi folik nevojitet edhe për njerëzit e rritur, trupat e të cilëve duhet të krijojnë vazhdimisht qeliza të reja për të qëndruar të shëndetshëm.
Ndërsa trupi i njeriut thjesht nuk prodhon acid folik, ai duhet të merret me ushqim ose si shtesa dietike.
Treguesi më i mirë i mungesës së acidit të acidit folik është anemia megaloblastike, një gjendje në të cilën trupi ynë prodhon më pak qeliza të kuqe të gjakut.
Mungesa e acidit folik pamundëson sintezën e duhur të ADN-së, duke rezultuar në një numër më të vogël të qelizave të kuqe të gjakut përgjegjës për furnizimin e indeve me oksigjen.
Sipas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA-së, një të rrituri mesatar i nevojiten 400 mikrogram acid folik çdo ditë, kështu që shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për shtojca ushqimore.
Ndër burimet më të mira natyrore të acidit folik janë spinaqi, brokoli, avokado, portokalli, fasulja dhe kikirikët.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...