Sylvester Stallone është duke marrë pjesë në xhirimet e filmit të fundit sa i përket heroit të njohur si Rambo.
Aktori ka gjetur paksa kohë që të jep disa detaje rreth filmi, “Rambo 5: Last Blood”, ku ndër të tjerashj thotë se do të ketë shumë befasi.
Aktori gjithashtu publikoi disa fotografi nga filmi që erdhi së bashku me titullin: “Një stuhi brutale është gati të shpërthejë … ky është fillimi i një beteje deri në fund”.
“Unë vetëm dua të flas për diçka që mendoj se është me të vërtetë emocionuese. Zakonisht kur jeni në procesin e redaktimit të një filmi, mund të jetë e dhimbshme. Është sikur kur të shkosh tek dentisti dhe të mbash dhëmbët me Novocaine. Unë mendoj se ky film do të befasojë shumë njerëz. Është një histori vërtet e mirë dhe fundi është i papritur”, ka shkruar ndër të tjerash aktori hollivudian.
Filmi drejtohet nga Adrian Grunberg, ku në role tjera paraqiten edhe Paz Vega, i cili do të luajë Carmen Delgado, “një gazetar që hulumton tregtinë e drogës meksikane dhe bashkohet me Rambo pasi motra e saj më e vogël është rrëmbyer”.
Ndryshe, premiera e “Rambo 5: Last Blood” është planifikuar që të shfaqet në kinematë botërore më 20 shtator 2019.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...