Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ishte me fat që arriti t’i shmanget kartonit të kuq gjatë fitores në Ligë të Kampionëve kundër Portos.
“Redsat” siguruan fitore bindëse me rezultat 2 me 0 në takimin e parë në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve, por në dhjetë minutat e fundit të takimit ndodhi një moment vërtetë kontrovers, transmeton portali arbresh.info.
Derisa Salah ishte duke ndikuar një top të humbur pas një pune shumë të mirë, ai i krijoi vetës probleme duke e goditur në këmbë Danilo Pereiran.
Mbrojtësi i Portos u rrëzua në tokë duke shtrënguar këmbën, por anësori egjiptian i shpëtoi ndëshkimit.
Në një mbrëmje ku VAR-i është shfrytëzuar shumë si në Liverpool ashtu edhe në Londër, gjyqtari dështoi për të gjykuar sfidën e rëndë nga Salah./arbresh.info/
(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu ndërhyrjen e palejuar nga Salah)
https://twitter.com/ScoutedSZN/status/1115720848999165952
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...