Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani tash e pesë muaj janë pa kryetar.
E, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 19 maj në këto komuna me shumicë serbe.
Njohësit e rrethanave politike në vend, vlerësojnë se ky veprim i presidentit Thaçi ka qenë i vonuar.
E analisti politik Mazllum Baraliu ka thënë se për zgjedhjet nuk është e rëndësishme se çfarë do të mendoj Serbia pasi që Serbia nuk dëshiron që të zhvillohet ky vend.
“Nuk ka se çfarë të gjykohet, atëherë nuk duhet asgjë të bëhet e asgjë të punohet dhe asgjë të udhëhiqet në këtë vend sepse Serbia asgjë nuk dëshiron që të zhvillohet këtu madje nuk dëshiron që të ekzistojë ky vend fare që të zhbëhet republika. Prandaj nuk mendoj që është e rëndësishme fare se si reagon Serbia sepse nuk është dëshmuar asnjëherë se ka një qasje pozitive për Kosovën”.
Tutje thotë ky vendim ka qenë i vonuar meqë nuk ka qenë funksionale KQZ-ja.
“Nuk ka pse të mendoj askush se çka mendon Serbia dhe si do të reagoj Serbia, këto zgjedhje janë vonuar, por meqë nuk ka qenë funksional KQZ-ja deri më tani atëherë tani ka bërë mirë Presidenti që i ka shpallur zgjedhjet. Dhe nuk ka askush të mendoj as Presidenti as institucionet tjera se çka mendon dhe si do të reagoj Serbia”, tha Baraliu.
Ndërsa analisti politik Faton Abdullahu, mendon që tash e sa kohë nuk është bërë asgjë konkrete për veriun e Kosovës.
Madje thotë se Presidenti me propozimin e tij për korrigjimin e kufirit po bënë pazarllëqe.
“Koalicioni PAN bashkë me presidentin Thaçi tash sa kohë nuk kanë bërë asgjë konkrete për veriun e Kosovës. Për më keq qeveria Haradinaj sillet ndaj veriut thua se ajo nuk është pjesë e Kosovës, kurse Presidenti me propozimin e tij për korrigjimin e kufirit e ka qitur veriun në pazar. Presidenti mjaftohet të shkoj me skaf në Ujman e të bëj spektakël donkishotian, ndërsa Haradinaj mendon se shkarkimi i një zëvendësministreshe shoveniste është i mjaftueshëm për t’i amortizuar kritikat ndaj një bojkoti institucional që ja bën tash sa kohë veriut. Për më shumë edhe qeveria Haradinaj edhe presidenti Thaçi me atë çfarë kanë bërë apo thënë më mirë me atë që nuk kanë bërë në veri e kanë sjell gjendjen atje që mund të jetë e një vullneti më parë t’i bashkohet Serbisë sesa të dalin në zgjedhje për tu bërë pjesë e institucioneve të Kosovës”, thotë ai.
Sipas analistit politik Faik Krasniqi, nuk do të ketë zgjedhje për arsye që partitë serbe nuk guxojnë të futën në garë pa lejen e Beogradit.
“Pjesa veriore e Kosovës udhëhiqet nga Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi. Ajo pjesë e Kosovës e banuar me shumicë serbe, kurrë nuk ka qenë nën juridiksionin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Edhe pse presidenti Thaçi i ka shpallur zgjedhjet në ato katër komuna, partitë serbe nuk guxojnë të futen në garë pa lejen e Beogradit zyrtar. Ne e dimë qe Beogradi zyrtar nuk i lejon. Prandaj e shoh të pamundur që në ketë pjesë të Kosovës të zhvillohen zgjedhjet, komuna ku dirigjohen nga Vuçiq. Marrëdhëniet Kosove-Serbi gjithmonë kane qenë të tensionuara, por s’do të këtë zgjedhje për arsyet e lartcekura”, ka thënë Krasniqi.
Ndryshe, katër kryetarët e këtyre komunave, më 27 nëntor të vitit 2018, kanë dhënë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.
Qeveria e Kosovës, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për heqjen e taksës, ka thënë se ajo do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...