MAPL publikon raportin e funksionimit të Komunave

07:11 | 10 Prill 2019
Arbresh.info

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizon ngjarjen vjetore të publikimit të Raportit të Funksionimit të Komunave për periudhën Janar – Dhjetor 2018.

Në këtë ngjarje do të diskutohen të arriturat njëvjeçare të komunave në ushtrimin e kompetencave të tyre ligjore, sfidat dhe detyrat e mbetura në fushën e vetëqeverisjes lokale.

Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, kryetarë të komunave, përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare dhe mediat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme