Tottenhami ka siguruar një fitore me rezultat minimal mbrëmjen e sotme (e martë) ndaj Manchester Cityt.
Gjiganti anglez ndëshkoi vonë skuadrën e Pep Guardiolas gjatë këtij takimi duke realizuar fitore për 1 me 0 në takimin e parë në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Ashtu siç pritej, ndeshja nisi me një intensitet të lartë dhe numri i rasteve ishte i madh qysh në minutat e parë të takimit.
Mysafirët krijuan një mori rastesh, madje edhe fituan një goditje nga pika e bardhë derisa po zhvillohej minuta e 12′ e ndeshjes. Gjithçka ishte vendosur me anë të teknologjisë VAR që zbuloi se Dany Rose ka prekur me dorë topin në zonën e rreptësisë pas goditjes nga Raheem Sterling.
Gjyqtari pas shqyrtimit të rastit me anë të asistencës së videos akordoi penalti, por sulmuesi argjentinas Sergio Aguero dështoi me goditjen e tij nga pika e bardhë përballë Hugo Llorisit. Kjo i kushtoi skuadrës së Pep Guardiolas në këtë ndeshje shumë të rëndësishme duke pësuar vonë gjatë minutave të fundit të rregullt .
Edhe pse nuk e pranoi topin në formën e duhur nga Christian Eriksen, anësori korean Heung Min Son arriti disi të gjej një hapësirë pas disa lëvizjeve duke goditur fuqishëm topin për të shënuar për 1 me 0 në minutën e 78′.
Edhe pse në mungesë të sulmuesit kryesor Harry Kane, i cili u lëndua gjatë minutës së 56’, Tottenhami arriti kështu të siguroj fitore minimale ndaj rivalit anglez në takimin e tyre të parë në kuadër të kampionatit evropian ndaj Manchester Cityt./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...