Google ADS

Liverpooli shënon edhe golin e dytë ndaj Portos

21:35 | 9 Prill 2019
Arbresh Info

Liverpooli ka shënuar dy gola në ndeshjen kundër Portos mbrëmjen e sotme (e martë) pas vetëm 26 minutave.

Pas golit të bukur nga mesfushori Naby Keita, sulmuesi qendror Roberto Firmino tani ka gjetur rrjetën e mysafirëve, shkruan portali arbresh.info.

“Redsat” kaluan në avantazh qysh në minutën e 5′ ku Keita me një goditje të bukur pas asistimit nga Firmino dërgoi topin në rrjetin e portierit Iker Casillas.

Frimino organizoi gjithçka edhe në përgatitje të golit të dytë duke shënuar për 2 me 0 me lehtësi pas asistimit nga Trent Alexander Arnold në minutën e 26′.

Ndeshja në Anfield zhvillohet në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve./arbresh.info/


Goli nga Firmino

https://streamable.com/23p9p

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme