Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo dhe Daniele Rugani do të luajnë nga minuta e parë kundër Juventusit ndërkohë që Juventusi synon të ketë një qasje tjetër nga ajo kundër Atleticos.
Ndeshja e parë në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve zhvillohet në Amsterdam mbrëmjen e së mërkurës duke filluar nga ora 21:00, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse nuk ndodhë diçka, Ronaldo do të luaj”, ka thënë fillimisht Allegri.
“Është shumë keq që nuk kemi Chiellinin dhe Emre Canin, por të tjerët janë mirë”
“Rikthimi i Douglas Costas është i rëndësishëm, Paulo Dybala ka pasur një seancë të mirë stërvitore këtë mëngjes. Rugani do të luaj në qendër të mbrojtjes, është një mundësi e rëndësishme për të dhe ne jemi të lumtur”
“Është e vërtetë që Atletico është plotësisht ndryshe si skuadër nga Ajaxi, i cili është më i hapur, prandaj ne duhet të jemi të mençur në mbrojtja”, shtoi Allegri./arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë