Të paktën 47 persona janë vrarë dhe 181 të tjerë janë plagosur gjatë tri ditëve të fundit në përleshjet në Libi, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton Anadolu Agency (AA).
Të enjten e kaluar, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, nisi një operacion ushtarak për të kapur kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB. Megjithë suksesin fillestar, fushata ushtarake të hënën humbi vrullin.
Duke folur për një konferencë shtypi në zyrën e OKB-së në Gjenevë, Tarik Jasarevic, zëdhënës i OBSH-së, tha se midis të vrarëve gjenden dy mjekë që kishin nxituar për t’u ndihmuar të plagosurve rëndë.
Ai nënvizoi se sulmet ndaj institucioneve shëndetësore dhe punonjësve janë shkelje e ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.
Babor Baloch, zëdhënës i Komisionit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, tha se në qendrat zyrtare të ndalimit në Libi gjenden 5.700 refugjatë dhe emigrantë të parregullt, duke shtuar se numri mund të rritet nëse shtohet bilanci i personave të mbajtur në qendrat jozyrtare të ndalimit.
Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.
Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...