Takimi me Palmer, Meta: Diskutime mbi situatën e vështirë politike në vend

19:45 | 9 Prill 2019
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta ka pritur Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer. Në një postim në Facebook, Ilir Meta shkruan se zhvilloi me Palmer një takim të hapur e miqësor rreth situatës së vështirë politike në vend.

“Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara. Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”, shkruan Meta në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme