Xavi zbulon tre lojtarët e Man United që mund t’i shkaktojnë dëme Barçës

19:29 | 9 Prill 2019
Arbresh Info

Legjenda e Barcelonës, Xavi beson se fuqia e Manchester United në zonat e sulmit mund të dëmtojë ish skuadrën e tij në Old Trafford.

Gjiganti në La Liga do të luaj kundër “Djajve të Kuq” takimin e parë në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të kampionëve mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.

Katalunasit janë favorit të plotë për të vazhduar tutje, ku ata do të përballen me Liverpoolin ose Porton.

Megjithatë, Xavi beson se United mund t’i shkaktoj probleme Barcelonës dhe ka identifikuar treshen e tyre në front si të rrezikshme për ish skuadrën e tij.

“Kjo është zona që Manchester United mund t’i shkaktoj vërtetë Barcelonës një problem”, ka thënë Xavi.

“Lukaku është një kërcënim i madh fizik dhe më pas ata kanë lojtarët si Martial dhe Rashford që kanë shumë shpejtësi, shumë kualitet dhe të mund të shënojnë gola”

Pjesë e arsyeje të Xavit ishte edhe golat e shumta që Barcelona ka pranuar këtë sezon duke thënë se mbrojtja e katalunasve mund t’i jap shpresë United.

“Këtë sezon Barcelona ka pranuar më shumë gola se ajo që është normale për ata dhe kjo do t’i jap shpresë Manchester United, jam i sigurt”, vazhdoi Xavi.

“Në një ndeshje si kjo ju keni nevojë për një lider dhe një lojtar si Pique që duhet të sigurohet për të mbajtur gjithë skuadrën të qetë dhe të kompozuar. Ai ka fituar gjithçka dhe mund të jetë një lider”, përfundon legjenda./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme