Për Betejën e lavdishme të Koshares së vitit 1999 në studion e emisionit Frontal Live ka folur Xhafer Gashi, shef i zbulimit në atë kohë. Ai mes tjerash, ka treguar edhe simbolikën e ushtarit të panjohur që shkel një gur në kufi gjatë Betejës së Koshares.
‘’Shumëkush e ka shkelur këtë guri, nuk ka qenë vetëm një gurit. Por ka një simbolikë pse është vetëm një këmbë që shkel një guri. Kjo sepse ka qenë e rëndësishme të dihet që forcat e UÇK-së e hoqën një kufi që ishte vendosur padrejtësisht’’, tha Gashi.
Gashi tregoi për humbjet që pati UÇK-ja më 9 prill 1999. ‘’4 pjesëtarë të UÇK-së kanë humbur jetën atë ditë. Të gjitha lëvizjet që kemi bërë kanë qenë të jashtëzakonshme, të matura mirë’’, ka sqaruar Gashi.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...