Stadiumi “Filipi i Dytë” do të riemërohet me emrin “Toshe Proeski”. Kështu shkroi zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rrjetin social “Twitter”, Mile Boshnjakovski.
“Sot në mbledhjen e rregullt të 129-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sollëm vendim për riemërimin e stadiumit te Arena kombëtare Toshe Proeski”, shkruan Boshnjakovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë, ky vendim vjen për të nderuar personalitetin që ka lënë gjurmë në historinë bashkëkohore të Maqedonisë dhe të rajonit.
Në vitin 2009, paraprakisht Qeveria e ka riemërtuar ish Stadiumin e Qytetit në Arenën Kombëtare “Filipi i Dytë”./Telegrafi/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...