Reshjet e shiut që kanë kapluar vendin ditëve të fundit, sidomos pjesën veriperëndimore të vendit, kanë shkaktuar telashe tek qytetarët. Tetovarët gjatë ditëve të fundit janë detyruar të veshin veshjet dimërore, në mënyrë që të mbrohen nga uji që është mbledhur nëpër rrugë dhe trotuare.
Reshjet e pandërprera të shiut janë bërë shkaktarë i mbushjes së rrugëve me ujë, ndërsa me makina më vështirë kalohet në bulevardin “Bllagoja Toska”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë pjesë të qytetit mblidhet sasi e madhe e ujit, ndërsa më shumë është vështirësuar lëvizja e këmbësorëve. Gjendje e vështirë është edhe tek Tregu i Qytetit, rruga “29 nëntori”, Çarshia e Epërme, rreth qendrës sportive, si dhe tek rrugët më të vogla nëpër lagje të ndryshme.
Nga Ndërmarrja Komunale “Tetova” thonë se kur ka reshje të shiut tek ata shtohet thirrjet telefonike nga qytetarët e revoltuar, të cilët kërkojnë trotuare dhe rrugë të pastruara.
“Ne ballafaqohemi me qytetarë të papërgjegjshëm të cilët hedhin gjithçka në kanalizime. Kjo është arsyeja pse vështirësohet lëvizja e ujit, që më pas nuk mund të kalojë në tubat e kanalizimit. Mundohemi ta mirëmbajmë sa më mirë që të jetë e mundur”, thonë nga NP “Tetova”.
Ndryshe, meteorologët në vend kanë paralajmëruar që deri në fund të javës do të vazhdojnë reshjet e shiut, ndërsa më pas do të ketë përmirësim të motit./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...