Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kishte takim me ambasadoren e Australisë për Maqedoninë e Veriut, Rut Stjuart.
Siç njoftojnë nga SÇE në takim u hapën temat lidhur me integrimet evropiane të vendit dhe statusi i reformave të zbatuara, po ashtu u bisedua edhe për potencialet për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Australisë në më shumë fusha, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia e Veriut është realiteti i ri i Ballkanit – vend që nga kriza e thellë politike u bë lider në rajon në zbatimin e reformave për integrime evropiane dhe vend që i mbylli çështjet më të mëdha bilaterale me fqinjët”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani, duke shtuar se krijimi i të a.q. “trak rekord” respektivisht rezultatet e dukshme nga reformat e zbatuara janë dëshmi për atë që është punuar në kuadër të procesit euro- integrues.
“Në këtë periudhë, kur integrimi euro- atlantik i vendit tani më është i sigurt, Maqedonia e Veriut bëhet vend stabil politik dhe ekonomik për investitorët e huaj, dhe në mënyrë plotësuese ofron përparësi konkurruese për tërheqjen e investitorëve, duke pasur parasysh se vendi disponon me kuadro të kualifikuar” – theksoi Osmani.
Osmani dhe Stjuart, u dakorduan se bashkëpunimi bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Australisë ka potencial për zgjerim dhe thellim në më shumë sfera, ku, në këtë drejtim, u theksuan mundësitë për shfrytëzim e ndihmës zhvillimore bilaterale të Australisë. Tema e diskutimit ishte edhe intensifikimi i shkëmbimit tregtar, për të cilën bashkëbiseduesit u dakorduan se është në nivel shumë të ulët prej vetëm 9,7 milion dollarë amerikan, krahas rritjes së eksportit të produkteve nga vendi për 28%. Në fund, u theksua se ekziston mundësia edhe për lehtësimin e regjimit të vizave, që do të ishte e rëndësisë së veçantë për të dy vendet, si për shkak të diasporës të numërt nga Maqedonia në Australi, po ashtu edhe në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në përgjithësi.
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...