Sulmuesi kosovar Besart Berisha nuk po ia del të depërtojë në futbollin e Japonisë dhe me shumë mundësi do të kthehet në Australi.
Kështu ka raportuar të hënën sajti i njohur “goal.com”. Berisha tashmë zyrtarisht është shtetas i Australisë dhe ky fakt hap rrugën për kthim të tij në Australi.
Ai tashmë llogaritet lojtar vendor atje. Javën e kaluar Berisha ka marrë zyrtarisht dokumentacionet e Australisë.
33-vjeçari është nën kontratë te skuadra Sanfrecce Hiroshima, por nuk ka luajtur asnjë minutë në vitin 2019.
Ai nuk është në skuadër për Ligën e Kampionëve të Azisë, kështu që mund të vendosë për kthim në kampionatin ku ka pasur suksese shumë të mëdha.
Sipas “goal.com”, janë disa skuadra që mund ta ofrojnë Berishën, që ka shkruar histori në Australi.
Ai ka fituar shumë tituj me Brisbane Roar e Melbourne Victory, ndërsa ka vendosur shumë rekorde që pritet të qëndrojnë gjatë në A-League.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...