Google ADS

Presidentit Erdogan i refuzohet kërkesa për rinumërimin e votave në Stamboll

10:39 | 9 Prill 2019
A. B.

Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve në Turqi ka hedhur poshtë kërkesën e partisë qeverisëse, AK, për rinumërim të votave në 31 rrethe të Stambollit, tha një anëtar i Komisionit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, që është kryetari i AK, të hënën tha se zgjedhjet vendore u dëmtuan nga “krimi i organizuar” në kutitë e votimit në Stamboll.

Ai ngriti mundësinë e rivotimit në Stamboll, qytet i cili i dha shumicën e votave partisë kryesore të opozitës.

Përfaqësuesi i Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve, Rexhep Ozel, u tha gazetarëve pas një takimi të bordit se ata kishte rënë dakord vetëm për një rinumërim të 51 kutive të votimit, të shpërndara në 21 nga 39 rrethet e përgjithshme të qytetit. Çdo kuti votimi në përgjithësi përmban disa qindra vota.

Partia AK gjithashtu kishte bërë thirrje për një rinumërim të plotë në rrethin e qytetit të Buyukcekmece, por bordi ende nuk ka vendosur mbi atë kërkesë./VOA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme