Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar nga policia zvicerane, pasi tentuan të ikin gjatë një ndalese, njofton Policia.
21 dhe 28-vjeçari u ndaluan nga Policia të shtunën në një kontroll në Rothrist të shtunën. Pas një ikje të shkurtër në këmbë, ata u arrestuan shpejt, përcjell albinfo.ch.
Njëri nga burrat vrapoi në autostradë dhe shkoi në rajonin e një dyqani mobilesh. Por, pas tetë minutave ndjekje, përfundoi në prangat e policëve.
Personi tjetër vrapo në zonën e rrugës hekurudhore në Rothrist, ku gjithashtu është arrestuar. Të dy ndodhen në paraburgim.
Të dy të paraburgosurit janë nga Kosova dhe ishin në kërkim nga autoritetet zvicerane. 21-vjeçarit i është dhënë ndalesa e hyrjes, derisa 28-vjeçari ishte i kërkuar për shkelje të pasurive.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...