Thaçi: Kosova gjithmonë do t’i respektojë të drejtat e komuniteteve

21:25 | 8 Prill 2019
L G

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar pas vdekjes, ish-deputetin Haxhi Merxha dhe poetin Kujtim Paçaku.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti përmes faqes së tij zyrtare në Facebook.

Ai ka shkruar se Kosova gjithmonë do t’i respektojë të drejtat e komuniteteve, të cilat burojnë nga Kushtetuta .

“Ishte kënaqësi që mora pjesë sonte në festën e komunitetit rom në Prizren, me të cilin kremtuam Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Për të nderuar kontributin e këtij komuniteti në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i dekorova, pas vdekjes, ish-deputetin Haxhi Merxha dhe poetin Kujtim Paçaku. Kosova gjithmonë do t’i respektojë të drejtat e komuniteteve, të cilat burojnë nga Kushtetuta jonë”, ka shkruar Thaçi./Arbresh.info

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme