Gjykata Penale e Tiranës ka mbyllur procesin gjyqësor midis ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, si e dëmtuar akuzuese dhe të akuzuarit Luçiano Boçi. Gjykata deklaroi fajtor të veprës penale të fyerjes dhe shpifjes ish-deputetin e PD, duke e gjobitur me 70.000 lekë.
Ish-ministrja Nikolla ngritit paditi për ish-deputetin Luçiano Boçi, pas akuzave që bëri demokrati Boçi për shkelje në tenderin për dëftesat e shkollave 9-vjeçare. Luçiano Boçi e akuzonte Nikollën për favorizim në tendera dhe korrupsion, pasi kishte vonesa në printimin e dëftesave pas një gabimi teknik për nxënësit e shkollave 9-vjeçare.
Ish-ministrja e arsimit kishte sqaruar se tenderat për dëftesat nuk zhvillohen nga Ministria e Arsimit. por nga Ministria e Brendshme, fakt ky që u pasua me kallëzimin penal në 2018-n./abcnews.al
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...